Frika nga koronavirusi, anijes me mijëra pasagjerë i mohohet ankorimi në 5 shtete - Bota Sot
Frika nga koronavirusi, anijes me mijëra pasagjerë i mohohet ankorimi në 5 shtete

Bota

Frika nga koronavirusi, anijes me mijëra pasagjerë i mohohet ankorimi në 5 shtete

Më: 13 shkurt 2020 Në ora: 18:19
Foto ilustrim

Një anije me mijëra pasagjerë e cila prej disa ditësh ka qenë në lundrim është ankoruar në Cambodia.

Ekuipazhi ka kërkuar ankorimin në pesë shtete të ndryshme por është refuzuar nga frika se mos pasagjerët ishin të prekur nga koronavirusi.

Sapo mbërritën në portin e Cambodia, të gjithë personat që gjendeshin në bord i janë nënshtruar testeve mjekësore ku rezultuan negative.

Një tjetër anije ndodhet në karantinë në Japoni pasi janë diagnostikuar rreth 200 pasagjerë me virus ndërkohë që anija Ëesterdam që u ankorua në Cambodia nuk ka asnjë të infektuar.

Pasagjerët shprehen të çliruar pas ankorimit në qytetin e Sihanoukville. Anija Ëesterdam u nis për lundrim më 1 shkurt nga Hong Kongu me 1455 pasagjerë dhe me 802 pjesëtarë ekuipazhi.

Për plotë 13 ditë ditë me rradhë ajo ka lundruar në det të hapur pasi asnjë prej porteve nuk ka pranuar ankorimin e tyre.

Ndër vendet që nuk pranuan anijen në territorin e tyre ishin Taiëani, Guam, Filipinet, Japonia dhe Tailanda.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat