Dy raketa godasin bazën ushtarake K-1 në Kirkuk të Irakut, brenda saj janë të stacionuar ushtria amerikane

Bota

Dy raketa godasin bazën ushtarake K-1 në Kirkuk të Irakut, brenda saj janë të stacionuar ushtria amerikane

Më: 13 shkurt 2020 Në ora: 21:03
Foto

Të paktën dy raketa kanë goditur bazën ushtarake K-1, brenda të cilës janë të stacionuar trupat amerikane në Kirkuk të Irakut.

Nuk raportohet për dëme materiale apo viktima, por një sulm i ngjashëm kishte ndodhur në dhjetor që vranë një kontraktor amerikan, duke rritur tensionet me Iranin.

Mediat lokale dhe ato ndërkombëtare raportojnë se sulmi ka ndodhur pak minuta më parë, por nuk dihet ende se kush qëndron prapa tij.

Ky është sulmi i parë mbi bazën K1 që nga 27 dhjetori i vitit të kaluar, kur rreth 30 raketa goditën bazën, duke lënë të vdekur një kontraktor amerikan. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat