Izraeli prezanton pajisjen laserike që i rrëzon fluturaket për pak sekonda – sikurse në filmin Star Wars

Bota

Izraeli prezanton pajisjen laserike që i rrëzon fluturaket për pak sekonda – sikurse në filmin Star Wars

Më: 13 shkurt 2020 Në ora: 22:23
Foto ilustrim

Një sërë fotografish dhe video shfaqin sistemin mbrojtës kundër dronëve të Izraelit, ku shihen se si rrezet laserike përdoren për t’i rrëzuar dronët sikurse në skenat e filmiat Star Wars.

Prodhuesi i sistemit mbrojtës Drone Dome C-UAS, ka një precizitet të paparë – 100%, që pa kurrfarë problemi rrëzonin dronin në ajër.

Fillimisht një radar special detekton dronin në ajër edhe pse mund të qëndrojë mbi dy milje në ajër, për pak sekonda shkatërrohet përmes rrezeve laserike që lëshojnë nxehtësi të madhe.

Pamjet e publikuar nga prodhuesi që ka selinë në Haifa, shfaq dronët duke rënë nga qielli, pasi futen në shënjestrën e Drone Dome.

Një video tjetër tregon se si droni goditet pavarësisht se vazhdimisht lëviz anash dhe tenton të shmang goditjen.

Madje prodhuesi pretendon se mund të parandalojë që pamjet e filmuara nga droni, të mos i transmetohen pronarit të fluturakes pa pilot.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat