OBSh-ja tregon cilat janë mitet më të mëdha për koronavirusin

Bota

OBSh-ja tregon cilat janë mitet më të mëdha për koronavirusin

Më: 15 shkurt 2020 Në ora: 15:33
Foto ilustrim

Organizata Botërore e Shëndetësisë i ka bërë të ditura mitet më të përhapura për koronavirusin dhe ka bërë thirrje që njerëzit të mos besojnë se me to luftohet virusi i rrezikshëm.

Pajisjet për tharjen e duarve nuk e vrasin koronavirusin.

Kanë qarkulluar thashetheme se përdorimi i ajrit të ngrohtë për 30 sekonda nga pajisja për tharjen e duarve do t’i largojë të gjitha shenjat e virusit. Sidoqoftë, njerëzit duhet të përqendrohen mbi të gjitha te pastërtia e duarve.

Llambat me dritë ultra-vjollcë nuk mund ta sterilizojnë lëkurën.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar se këto llamba vetëm mund ta irritojnë lëkurën. Spitalet dhe laboratorët i përdorin rrezet ultra-vjollcë për t’i vrarë mikrobet, por asnjëherë në trupin e njeriut.

Ngrënia e hudhrës nuk mbron nga koronavirusi.

Hudhrat janë të shëndetshme dhe mund të kenë ndikim në luftimin e mikrobeve, por nuk ka dëshmi që ato i kanë mbrojtur njerëzit nga koronavirusi.

Vaji i susamit nuk e bllokon hyrjen e virusit në trup.

Susami është ushqim i mirë, por asgjë më shumë. Lyerja e lëkurës me vajin e susamit nuk e bllokon depërtimin e virusit në organizëm.

Lyerja e trupit me alkool nuk mbron nga koronavirusi.

Letrat apo pakot e ardhura nga Kina nuk e përcjellin koronavirusin.

OBSh-ja thotë se koronavirusi nuk mund të mbijetojë gjatë në objekte, sidomos kur ato transportohen nga një shtet në tjetrin.

Nga koronavirusi nuk sëmurën kafshët shtëpiake, shkruan “Daily Mail”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat