“Dashuri e vërtetë”/ Burri i shpëton jetën gruas ditën e Shën Valentinit - Bota Sot
“Dashuri e vërtetë”/ Burri i shpëton jetën gruas ditën e Shën Valentinit

Bota

“Dashuri e vërtetë”/ Burri i shpëton jetën gruas ditën e Shën Valentinit

Më: 16 shkurt 2020 Në ora: 10:26
Leigh Anstey nga Queensland do të ishte dhuruesi ideal

Ditën e Shën Valentinit, një burrë i dhuroi së shoqes dhuratën më brilante; një mundësi të dytë për të jetuar!

Sapo ekzaminimet mjekësore dolën në përfundimin se Leigh Anstey, nga Queensland do të ishte dhuruesi ideal, bashkëshorti vendosi t’i dhuronte së shoqes veshkën e tij.

“Kur sheh se gruaja që dashuron është buzë vdekjes, nuk mendohesh dy herë”, tha ai për “Sunrise”.

Image

Gruaja e tij vuante nga dëmtimi i veshkave pas helmimit në një fermë 30 vite më parë, por gjendja u përkeqësua vitin e shkuar, duke e detyruar atë të bënte dializën.

Procesi i gjetjes së një donatori të përshtatshëm mund ta kishte lënë Leigh në një listë të gjatë pritjeje për vite me radhë, por për fat të mirë burri i saj ishte një kandidat ideal.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat