Mijëra australianë mblidhen në koncert për të ndihmuar të prekurit nga zjarret - Bota Sot
Mijëra australianë mblidhen në koncert për të ndihmuar të prekurit nga zjarret

Bota

Mijëra australianë mblidhen në koncert për të ndihmuar të prekurit nga zjarret

Më: 16 shkurt 2020 Në ora: 12:30
Australi

Mijëra australianë po marrin pjesë në një koncert të madh bamirësia në Sidnej,i cili ka për synim grumbullimin e 10 milionë dollarëve për të ndihmuar komunitetet e shkatërruara nga zjarret.

Gjigandet si si Queen dhe Alice Cooper i janë bashkuar yjeve vendas si 5 Seconds of Summer, Tina Arena dhe Delta Goodrem për koncertin e Zjarrfikësve Australianë.

“Si australianë ne qëndrojmë së bashku … sepse rezulton se njerëzit që janë në krye nuk e bëjnë këtë” tha organizatorja Celeste Barber.

Image

Zjarret e fundit kanë vrarë të paktën 33 njerëz si dhe kanë shkatërruar mijëra shtëpi.

Shirat e dendur kanë sjellë nën kontroll zjarret, por në muajt e fundit më shumë se 11 milionë hektarë tokë – një zonë e krahasueshme me madhësinë e Anglisë – është prekur në të gjitha vendet e Australisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat