Sanders-i e thumbon Bloomberg-un: Nuk do t’i magjepsësh votuesit

Bota

Sanders-i e thumbon Bloomberg-un: Nuk do t’i magjepsësh votuesit

Më: 16 shkurt 2020 Në ora: 12:52
Sanders dhe Bloomberg

Kandidati për president të Shteteve të Bashkuara, Bernie Sanders, e ka thumbuar me fjalë kandidatin tjetër, miliarderin Mike Bloomberg, duke thënë se ai nuk do t’i ngjallë energjinë dhe magjepsjen e votuesve për t’u zgjedhur në pozitën më të lartë të shtetit më të fuqishëm në botë.

“E vërteta e thjeshtë është se Bloomberg-u, me të gjitha paratë e tij, nuk do ta krijojë atë llojin e mahnitjes dhe energjisë për të cilën kemi nevojë te votuesit për ta mposhtur Donald Trump-in”, tha Sanders gjatë një tubimi.

Shteti i radhës ku do të mbahet zgjedhjet brenda Partisë Demokratike është Nevada. Kjo garë do të mbahet më 22 shkurt, ndërsa zgjedhjet presidenciale në nëntor të këtij viti.

Komentet e kandidatit Sanders ishin të befasishme, sepse Bloomberg nuk do të garojë fare në Nevada. Sanders nuk i kritikoi kandidatët e tjerë që ishin të pranishëm në forum, përfshirë kandidatin Pete Buttigieg.

Ndryshe, Bernie Sanders është duke prirë në sondazhe dhe vlerësohet si njëri prej kandidatëve kryesorë për ta fituar garën brenda Partisë Demokratike, shkruan “Reuters”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat