Australianët e ngecur në Shangai tregojnë rrugët e boshatisura nga frika e coronavirusit, megjithëse ndodhet 1,000 kilometra larg Wuahnit

Bota

Australianët e ngecur në Shangai tregojnë rrugët e boshatisura nga frika e coronavirusit, megjithëse ndodhet 1,000 kilometra larg Wuahnit

Më: 16 shkurt 2020 Në ora: 13:46
Foto ilustrim

Sipas një grupi të australianëve që kanë ngecur në Shangai, shihet se çdo aspekt i jetën në Kinë është i ndikuar nga coronavirusi.

Me frikën se mund të infektohen nga kjo sëmundje, që deri më tani ua ka marrë jetën 1,671 personave, janë mbyllur institucionet shkollore, shumë shërbime si dhe punëtori dhe veprimtari private.

Derisa ky qytet ndodhet 1,000 kilometra larg Wuhanit, që është qendra e shpërthimit të kësaj sëmundjeje, rrugët janë të boshatisura dhe banorët kanë mbetur të mbyllur nëpër shtëpi, duke shmangur çdo kontakt me të tjerët.

“Në fillim, lokalet ishin të hapura, por me përhapjen e sëmundjes, shitësit i mbyllën, sepse e vlerësojnë më shumë jetën e tyre se sa disa përfitime të vogla”, ka thënë një australian, që ndodhet në Kinë për disa angazhime biznesi.

Numri i të prekurve me coronavirus ka arritur në 69,268, ndërsa 9,865 deri më tani janë shëruar, teksa mjekët bëjnë të ditur se ditëve në vijim, sëmundjes mund t’i bie intensiteti i përhapjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat