Kosta-Rika, sekuestron një sasi rekord prej 5 tonë kokainë

Bota

Kosta-Rika, sekuestron një sasi rekord prej 5 tonë kokainë

Më: 16 shkurt 2020 Në ora: 16:09
Foto ilustrim

Policia e Kosta-Rikës ka sekuestruar një sasi rekord prej 5 tonë kokainë, që është edhe sasia më e madhe në historinë e vendit.

5,048 pako një kilogramëshe u gjetën të shtunën në një kontejner anijeje që do të transportonte lule zbukuruese drejt Holandës.

Kontejneri i dyshimtë kishte tërhequr vëmendjen, dhe pas inspektimit të hollësishëm në brendësi ishin zbuluar valixhet me pako me kokainë.

Dërgesa do nisej të dielën drejt portit holandez të Roterdamit.

Autoritetet thanë se kanë ndalur një shtetas kostarikan 46-vjeçar që ishte ngarkuar me vendosjen e kontejnerit, por mësohet se i dyshuari nuk ka precedentë të mëparshëm penalë.

Kosta-Rika konsiderohet një nga vendet transite të drogave të forta që prodhohen në Amerikën Latine dhe pastaj tregtohen në SHBA apo në Evropë.

Vitin e kaluar, ndërhyrjet policore të vendit çuan në sekuestrimin e një totali prej 31,1 tonë kokainë.

Në Holandë, një tjetër vend pritës i drogave të forta, në të njëjtin vit u kapën 38 tonë kokainë, apo 50 për qind më shumë sesa në vitin 2018.

Sipas policisë holandeze, vetëm çereku i sasisë së kokainës që mbërrin në port arrin të zbulohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat