Studimi i madh: Koronavirusi, dy herë më i rrezikshëm sesa virusi ‘SARS’

Bota

Studimi i madh: Koronavirusi, dy herë më i rrezikshëm sesa virusi ‘SARS’

Më: 18 shkurt 2020 Në ora: 16:58
Foto ilustrim

Koronavirusi vdekjeprurës ka vrarë deri në 15 për qind të pacientëve mbi moshën 80-vjeçare, sipas shkencëtarëve.

Zyrtarët kinezë të shëndetësisë realizuan studimin më të madh mbi virusin e pa spikatur më herët, duke analizuar të dhënat e 72 mijë rasteve.

Rezultatet treguan se virusi SARS paraqiste kërcënim të madh për grupmosha më të vjetra dhe atyre me probleme shëndetësore.

Studiuesit e Qendrës Kineze për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjes (CCDC) po ashtu gjetën se 80.9 për qind e infeksioneve janë jo-kërcënuese. Më pak se pesë për qind janë kritike si pasojë, sipas CCDC.

Një grup i veçantë i virologëve që studiojnë koronavirusin gjithashtu kanë pohuar se virusi është deri në 20 herë më infektiv sesa simotra e tij.

Më shumë se 73,000 raste janë regjistruar në të gjithë botën, me 99 përqind në Kinë. Pothuajse 1900 pacientë kanë vdekur tashmë si pasojë e koronavirusit.

Studiuesit për përhapjen e koronavirusit fajësuan një treg ushqimesh deti në qytetin Hubei që shiste në mënyrë të paligjshme kafshë të egra për shkak të burimit të virusit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat