Ish-i dashuri e hodhi nga ballkoni i katit të tretë, terapistja e seksit nuk i mbijeton plagëve

Bota

Ish-i dashuri e hodhi nga ballkoni i katit të tretë, terapistja e seksit nuk i mbijeton plagëve

Më: 18 shkurt 2020 Në ora: 19:10
Foto ilustrim

Një terapiste seksi hollivudiane gjeti vdekjen fundjavën e kaluar dhe i dyshuar për vrasjen e saj është ish-i dashuri.

Bëhet fjalë për Amie Harwik, ish-modelja e Playboy, e cila ka qenë ish-e fejuara e komedianit Drew Carey. Por ish-partneri që dyshohet se i mori jetën është identifikuar si Gareth Pursehouse.

Në orët e para të mëngjesit të së shtunës, 38-vjeçarja u gjet pa ndjenja poshtë shtëpisë e saj në Hollywood Hills dhe kishte lëndime serioze në trup.

Banorët e zonës telefonuan policinë dhe thanë se kishin dëgjuar një grua duke bërtitur. Sapo arritën në vendngjarje, gjetën trupin e saj në tokë pasi kishte rënë nga ballkoni i katit të tretë.

Ata e dërguan me urgjencë në spital, ku u shpall e vdekur pasi nuk i mbijetoi dot lëndimeve të shumta.

Mësohet se Amie kohët e fundit kishte kërkuar dhe një urdhër mbrojtjeje, sepse shqetësohej shpesh nga Gareth, por kjo kërkesë kishte përfunduar kur ndodhi ngjarja tragjike.

Policia ka bërë të mundur arrestimin e autorit të dyshuar, Gareth Pursehouse, 41-vjeç, që tashmë do të përballet me akuzat e vrasjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat