Kina thotë se ka rënie të ndjeshme të rasteve të reja me koronavirus

Bota

Kina thotë se ka rënie të ndjeshme të rasteve të reja me koronavirus

Më: 20 shkurt 2020 Në ora: 18:07
Foto Ilustrim

Përpjekjet e Kinës për të menaxhuar epideminë vrastare, e lidhur me koronavirusin e ri, po funksionojnë, tha kryediplomati kinez, Wang Yi, i cili ia atribuoi uljen e rasteve të reja të infektimit veprimtarisë energjike të vendit të tij kundër sëmundjes.

Në një fjalim të mbajtur në Vientiane për koronavirusin, pas takimit me homologët e tij të dhjetë vendeve anëtare të ASEAN-it, ministri kinez deklaroi se epidemia është e kontrollueshme dhe e kurueshme, pavarësisht shqetësimit që ka shkaktuar në mbarë botën.

“Kina nuk mbron vetëm popullsinë e saj, por edhe pjesën tjetër të botës”, tha Yi.

Kina njoftoi sot për një rënie dramatike të rasteve të reja të infektimit, më e ulëta pas gati një muaji, me një rritje neto prej 394 rastesh, vetëm 25 % e shifrës së njoftuar një ditë më parë.

Numri i përgjithshëm i rasteve të infektimit e ka kaluar numrin 74 500 në Kinën kontinentale, ku epidemia ka shkaktuar 2 118 viktima.

Jashtë Kinës kontinentale, në vendet e territoret e tjera, COVID-19 ka shkaktuar 10 viktima.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat