Portet e Kuvajtit pezullojnë udhëtimin nga Irani për shaka të koronavirusit

Bota

Portet e Kuvajtit pezullojnë udhëtimin nga Irani për shaka të koronavirusit

Më: 20 shkurt 2020 Në ora: 23:47
Foto ilustrim

Autoriteti i porteve të Kuvajtit pezulloi lëvizjen e njerëzve drejt dhe nga Irani deri në njoftimin e mëtejshëm për shkak të shqetësimeve për shpërthimin e koronavirusit në atë vend, tha agjensia shtetërore e lajmeve KUNA, raporton Reuters.

Dy iranianë që u testuan pozitivisht për koronavirusin kanë vdekur nga sëmundja e frymëmarrjes, dhe tre të tjerë u testuan pozitiv të enjten, tha Ministria e Shëndetit në Iran.

Të enjten, Kuwait Airways pezulloi të gjitha fluturimet në Iran me këshillën e Ministrisë së Shëndetit Kuvajtit dhe autoriteteve të aviacionit civil.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat