Koronavirus/ Vdes mjeku 29-vjeçar, shtyu dasmën për të kuruar të prekurit

Bota

Koronavirus/ Vdes mjeku 29-vjeçar, shtyu dasmën për të kuruar të prekurit

Më: 21 shkurt 2020 Në ora: 17:21
Peng Yinhua

Një mjek 29-vjeçar me emrin Peng Yinhua, i cili punonte në spitalin e Wuhan, në Kinë, gjeti vdekjen pasi iu ngjit koronavirusi.

Historia e tij u përhap me shpejtësi në mediat kineze, pasi në muajin janar Peng vendosi që të shtyjë dasmën e parashikuar për festat e fundvitit, për në 1 shkurt, për të qenë në vijën e parë të betejës.

Vdekja e mjekut u konfirmua nga autoritetet shëndetësore kineze. Peng e mori virusin në spitalin First People’s Hospital, në distriktin e Jiangxia, të Wuhan, epiqendër e epidemisë së Covid-19, siç është dhe emri shkencor i virusit të rrezikshëm.

Ai u shtrua në 25 janar dhe më tej u transferua pas pesë ditësh në Wuhan Jinyintan Hospital në gjendje të rëndë, për të gjetur vdekjen mbrëmjen e së enjtes, shkruan noa.al.

Nga koronavirusi, deri më tani kanë gjetur vdekjen mbi 2200 persona dhe mijëra të tjerë janë të prekur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat