​SHBA akuzon Rusinë për fushatë dezinformuese për koronavirusin

Bota

​SHBA akuzon Rusinë për fushatë dezinformuese për koronavirusin

Më: 22 shkurt 2020 Në ora: 19:08
Foto ilustrim

SHBA akuzoi Rusinë se qëndron pas një fushate masive dezinformimi për koronavirusin, konfirmojnë zyrtarë të administratës amerikane.

Sipas tyre, mijëra llogari ruse në Twitter, Instagram dhe Facebook, po ushqejnë një fushatë dezinformimi antiamerikane për koronavirusin duke i mëshuar sidomos teorive komplotiste.

“Duke mbjellë dezinformacion, rusët kanë zgjedhur sërish të kërcënojnë sigurinë publike”, thonë autoritetet amerikane.

”Kali i betejës për rusët ka të bëjë me teorinë komplotiste, sipas së cilës, virusi është krijuar nga SHBA si një luftë ekonomike kundër Kinës”, theksuan ato.

Strategjia e adaptuar nga Rusia të kujton ato të KGB-së gjatë Luftës së Ftohtë, kur shërbimi sekret rus mbështeste idenë se virusi HIV/SIDA ishte një shpikje shkencore amerikane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat