Çmimi i një maske rritet me 1700%

Bota

Çmimi i një maske rritet me 1700%

Më: 23 shkurt 2020 Në ora: 21:24
Ilustrim

Maska në 40 euro e disinfektues 80ml me çmim 22.5 euro.

Kosumatorët italianë denoncojnë mashtrimin që po u bëhet me çmimet në këtë moment kritik.

Psikoza e panikut të infektimit nga koronavirus ka çuar në Itali në shumëfishimin e çmimeve të produkteve higjeno sanitare që po boshatisen nga raftet e supermerkateve e të farmacive.

Mungesa e tyre ka çuar që mjaft italianë t’i blejnë në plataformat online ku ndër më gjigantet është Amazon.

Enti Italian për mbrojtjen e të drejtave të Konsumatorëve Codacons pas një monitorimi konstant prej disa ditësh ka denoncuar se çmimi i shitjes online të një maske është rritur me 1700% .

Online çmimi i shitjes së një maske ka arritur ën 40 euro e në plataformën Amazon konfeksioni me 5 maska shitet 189 euro, kur dikur çmimi i një maske ishte vetëm 0.10 centë.

Shumëfishim të çmimit kanë pësuar dhe produktet higjeno sanitare si Amuchina e njohur si një disinfektat mjaft i fortë. Çmimi i këtij produkti 80 ml që deri më tani shitej me 3 euro, sot shitet në çmimin 22.5 euro.

Enti Italian për mbrojtjen e së drejtës së konsumatorëve ka informuar se zyrtarisht ka bërë një denoncim në Prokurorinë e Romës dhe tek autoritetet e Guardia di Finanza spekulimet që po bëhen me çmimet e këtyre produkteve.

“Nëse gjigantët e e-commerce nuk marrin masat për të eliminuar e bllokuar portalet online që realizojnë shitje të tilla, atëherë ata bëhen bashkëpunëtorë në këtë mashtrim që u bëhet konsuamatorëve”, theksojnë Enti italian i Konsuamtorëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat