Qentë guximtarë në operacionet e shpëtimit nga ortekët

Bota

Qentë guximtarë në operacionet e shpëtimit nga ortekët

Më: 24 shkurt 2020 Në ora: 07:39
Qentë guximtarë

Kur ortekët rrëzohen në malet, është një garë me kohën për të gjetur ata që janë mbuluar nga dëbora. Ekipet e shpëtimit nxitojnë në vendet e urgjencës. Në atë moment, ata nxjerrin armën e tyre sekrete. Qentë e shpëtimit ndihmojnë për lehtësimin e katastrofës.

Numërimi mbrapsht fillon kur mali rrëzon dëborën e tij. Një ortek mbulon gjithçka që i del përpara. Dhe për të bllokuarit nën të, shanset e mbijetesës bien në mënyrë drastike pas tre-pesë minutash. Ekipet e shpëtimit fillojnë punën me shpejtësi, së bashku me qen shumë të trajnuar që i përgatisin tërë jetën e tyre për këtë moment.

"I trajnojmë që në moshë të re. Kanë një lodër me të cilën luajnë që ne fillojmë ta fshehim në dëborë. Qeni ka nuhatjen e tij. Ne e bëjmë më të vështirë dhe më të vështirë për qenin të gjejë lodrën duke mbyllur vrimat e ajrit sipër saj. Është një lojë për të", thotë Baptise Braun, instruktor i qenit Nitro.

Patrulla e skive thonë se nëse jeni zënë nga një ortek, gjëja më e keqe që mund të bëni është t’ju zërë paniku.

"Rri i qetë dhe mos lëviz. Provo dhe bëj një zgavër për të marrë frymë, por kryesisht qëndroni të qetë, në mënyrë që të mos mbaroni frymën duke përdorur të gjithë oksigjenin rreth gojës tuaj", thotë Olivier Ducastel, Shefi i Sigurisë së Patrullave të Skive.

Një këshillë tjetër: hiqni dëborën nga goja juaj. Ndjekja e këtyre hapave u jep qenve të shpëtimit, si gjashtëvjeçarit Nitro, një shans për t'ju gjetur dhe për t'ju tërhequr. Trajnerët këtu theksojnë se mali nuk është një park dëfrimi.

"Nuk jemi në një park argëtimi Disney... Duhet të jemi vërtet të kujdesshëm. Thjesht pyesni patrullën e borës. Pyesni të gjithë për kushtet. Shkoni me dikë që njeh malet; kush i njeh vendpushimet. Ju duhet ta bëni këtë", thotë Charlene Trenel, vullnetare e ekipit të shpëtimit.

Qentë udhëtojnë me motor dëbore apo edhe midis skive, por është helikopteri që mundëson fillimin e kërkimeve që në 5 apo 10 minuta. Nëse kërkimi është me sukses, pas tij vjen shpëtimi.

"Pra, sapo e nxjerrim viktimën, ne administrojmë ndihmën e parë. Në të njëjtën kohë, një tjetër patrullues apo civil rikthehet në vrimë me një lodër shpërblim për qenin", thotë zoti Braun.

Kjo njësi kryen 1500 stërvitje çdo vit. Ekipi i përgjigjet çdo vit rreth 10 emergjencave të ortekut në jetën reale. Shumica e qenve shpëtimtarë dalin në pension në moshën 10 vjeçare./VOA

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat