OBSH: Bota duhet të përgatitet për një pandemi, por ne mund ta mposhtim virusin

Bota

OBSH: Bota duhet të përgatitet për një pandemi, por ne mund ta mposhtim virusin

Më: 25 shkurt 2020 Në ora: 11:56
Foto ilustrim

Ekziston frika se epidemia e koronavirusit do të shndërrohet në një pandemi për shkak të numrit në rritje të njerëzve në të gjithë botën, raportoi sot BBC.

Siç raporton Shërbimi mediatik britanik, Organizata Botërore e Shëndetit ka thënë se është herët për të shpallur një pandemi, por që vendet duhet të përgatiten.

Një pandemi deklarohet kur shkalla jashtëzakonisht e lartë e infeksionit përhapet nga një person në tjetrin.

Por OBSH tha sot se koronavirusi ende mund të shtypet dhe se do të ishte e nxituar të deklarohej një pandemi, edhe pse virusi Covid-19 ka atë potencial.

"Mesazhi kryesor që duhet t'u japim të gjitha vendeve është shpresë, kurajo dhe besim se ne mund të kurojmë virusin dhe në fakt shumë vende e kanë bërë atë. Përdorimi i fjalës 'pandemi' nuk do të ishte e vërtetë, dhe sigurisht mund të shkaktojë frikë," tha kreu i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Sipas tij, "ne duhet të përqëndrohemi në frenimin e përhapjes së virusit dhe në të njëjtën kohë të bëjmë gjithçka për t'u përgatitur për një pandemi".

Ai pranoi se raste të reja të infeksioneve të koronavirusit në Korenë e Jugut, Itali dhe Iran po shkaktojnë "shqetësim të thellë", por ai thekson se nuk ka një përhapje në mënyrë të pakontrollueshme të virusit në të gjithë botën dhe as rritje të numrit të vdekjeve në një mënyrë shqetësuese.

Bordi i Emergjencës i OBSH-së e shpalli koronavirusin një krizë globale në fund të janarit, kur kishte pothuajse 100 raste jashtë Kinës.

"A ka virusi potencialin të shndërrohet në një pandemi? Absolutisht po. A e kemi arritur tashmë atë? Vlerësimi ynë është që ne nuk jemi ”, tha Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Frika për mundësinë e një pandemie u shfaq pas një rritje të mprehtë të infeksioneve në Iran, Itali dhe Korenë e Jugut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat