Emiratet e Bashkuara ndërpresin fluturimet drejt Iranit shkaku i koronavirusit

Bota

Emiratet e Bashkuara ndërpresin fluturimet drejt Iranit shkaku i koronavirusit

Më: 25 shkurt 2020 Në ora: 12:45
Foto ilustrim

Emiratet e Bashkuara Arabe kanë marrë vendim për ndërprerjen e të gjitha fluturimeve me Iranin, ku 15 persona kanë vdekur nga koronavirusi. Kjo është shifra e dytë më e lartë për një shtet, pas Kinës.

Autoriteti i Përgjithshëm i Aviacionit Civil në Emiratet e Bashkuara Arabe njoftoi se i ka ndërprerë të gjitha fluturimet e udhëtarëve dhe transportimit të mallrave nga Irani duke filluar nga data 25 shkurt. Ky vendim do të mbetet në fuqi për një javë, por mund të zgjatet edhe më shumë.

Frika nga përhapja e koronavirusit u rrit këtë javë pas shtimit të madh të rasteve të reja në Iran, Itali dhe Kore Jugore. Nga virusi janë infektuar më shumë se 80 mijë persona dhe kanë vdekur rreth 2700 njerëz, shumica në Kinë.

Një zëdhënës i Ministrisë së Shëndetësisë në Iran tha për televizionin shtetëror të martën se janë konfirmuar edhe tri raste të reja, duke e çuar në 95 numrin e përgjithshëm të personave të infektuar.

“Njerëzit janë më të sigurt nëse qëndrojnë në shtëpi. Janë konfirmuar 34 raste të reja në 24 orët e fundit, përfshirë 16 në qytetin Qom”, tha zëdhënësi Kianoush Jahanpour.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat