Dy mësues e një nxënës vriten nga sulmet në katër shkolla të Sirisë

Bota

Dy mësues e një nxënës vriten nga sulmet në katër shkolla të Sirisë

Më: 25 shkurt 2020 Në ora: 15:56
Foto

Së paku katër civilë, përfshirë një nxënës dhe dy mësues, janë vrarë gjatë sulmeve në katër shkolla të provincës veriore të Idlibit. Lajmin e bëri të ditur një grup i mbrojtjes civile.

Forcat e regjimit sirian, të përkrahura nga Irani, i kryen disa sulme në qendër të Idlibit, ku për shënjestër ishin katër shkolla, shkruan “Anadolu”, transmeton Gazeta Express.

Së paku 12 civilë të tjerë u lënduan gjatë sulmeve, tha grupi “Helmetat e Bardha”.

Që nga marrëveshja e shtatorit të vitit 2018 mes Moskës dhe Ankarasë për ndalimin e dhunës në të ashtuquajturën zonë sigurie, mbi 1300 civilë janë vrarë në pjesën veriperëndimore të Sirisë.

Për shkak të sulmeve të vazhdueshme dhe ofensivës së ashpër nga forcat ruse e siriane, më shumë se një milion civilë janë nisur drejt zonave kufitare me Turqinë për të gjetur strehë më të sigurt.

Që nga fillimi i luftës civile në Siri në vitin 2011, Turqia i ka strehuar rreth 3.7 milionë refugjatë sirianë, më shumë se çdo shtet tjetër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat