U pa se nuk ndihej mirë gjatë konferencës për shtyp, “njeriu kryesor i Iranit kundër coronavirusit” testohet pozitiv

Bota

U pa se nuk ndihej mirë gjatë konferencës për shtyp, “njeriu kryesor i Iranit kundër coronavirusit” testohet pozitiv

Më: 25 shkurt 2020 Në ora: 16:30
Zëvendësministri i Shëndetësisë i Iranit, Iraj Harirchi

Zëvendësministri i Shëndetësisë i Iranit, Iraj Harirchi, është parë në një konfuzion shtypi dhe duke fshirë fytyrën – por që më vonë është thënë se ka dalë pozitivë për coronavirusit.

Iraj Harirchi, një zëvendësministër i Shëndetësisë i cili ka qenë fytyra kryesore e fushatës së qeverisë kundër virusit, tha se ai doli pozitiv vonë të hënën, ditën kur dha një konferencë shtypi për përpjekjet për të luftuar shpërthimin e virusit.

Sipas mediave të huaja,se Irani është bërë epiqendra e sëmundjes në Lindjen e Mesme, duke regjistruar numrin më të madh të vdekjeve jashtë Kinës.

Siç është raportuar, atje ka pasur 15 vdekje dhe 95 raste të konfirmuara deri më tani, dhe të gjithë fqinjët e saj arabë që janë prekur nga virusi i kanë lidhur rastet e tyre me Iranin.

Në një intervistë për shtypin shtetëror IRNA, një zëdhënës i ministrisë tha se z. Harirchi kishte përjetuar dobësi dhe simptoma gripi të hënën përpara se të mbante një konferencë për lajmet dhe testoi pozitivisht për virusin më vonë gjatë ditës.

Është e paqartë se si ai kontaktoi me virusin, por zyrtarët shëndetësorë thanë se ai ishte marrë me disa pacientë të dyshuar se kishin coronavirus.

Ka qenë Harirchi ai që ka konfirmuar lajmin në një videoklip të publikuar në mediat sociale, duke shtuar se ai ishte në gjendje të mirë shëndetësore dhe duke premtuar se Irani do të mposhtte epideminë brenda disa javësh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat