Trump: Rreziku nga coronavirusi në SHBA, shumë i ulët

Bota

Trump: Rreziku nga coronavirusi në SHBA, shumë i ulët

Më: 27 shkurt 2020 Në ora: 13:44
Donald Trump

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se rreziku për popullin amerikan nga coronaviursi “mbetet shumë i ulët” dhe se hapat që i ka ndërmarrë Qeveria, e kanë ndihmuar vendin të mbrohet nga shpërthimi global.

“Ne po zhvillojmë me shpejtësi një vaksinë” për virusin COVID-19, tha Trumpi, por pa dhënë detaje.

“Prioriteti numër një nga këndvështrimi ynë është shëndeti dhe siguria e popullit amerikan”, tha Trumpi në një konferencë shtypi në Shtëpinë e Bardhë.

Trumpi teksoi se ka pasur 15 raste me coronavirusin në SHBA, duke mos llogaritur amerikanët e nxjerr nga një anije e izoluar dhe nga qyteti kinez Vuhan, që është epiqendra e shpërthimit.

Shumica e tyre po shërohen, tha Trumpi. Megjithëse shtoi se njëri “është mjaft i sëmurë”.

Pavarësisht se çfarë ndodh me virusin, ai tha: “Ne jemi plotësisht të përgatitur”.

Trumpi, gjithashtu tha se ai e ka vënë nënpresidentin Mike Pence në krye të përgjigjes së SHBA-së ndaj coronavirusit.

Rastet e para me coronavirus janë shfaqur në Vuhan të Kinës në muajin dhjetor.

Që atëherë, numri i të prekurve në gjithë botën ka kaluar 80.000, ndërsa mbi 2.700 pacientë kanë vdekur – shumica e tyre në Kinë.

Shenjat kryesore të infektimit me coronavirusit janë temperatura e lartë, kolla dhe vështirësitë në frymëmarrje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat