I dhuroi partnerit parashutë për 30-vjetorin e martesës, doli të jetë plotë me vrima – humb jetën britaniku pas hedhjes nga aeroplani

Bota

I dhuroi partnerit parashutë për 30-vjetorin e martesës, doli të jetë plotë me vrima – humb jetën britaniku pas hedhjes nga aeroplani

Më: 27 shkurt 2020 Në ora: 15:48
Foto Ilustrim

Një burrë nga Britania e Madhe ka humbur jetën pasi u hodh nga aeroplani mbi Kanionin e Madh në SHBA. E gjitha ndodhi pasi fitoi si dhuratë një parashutë, por që kishte vrima në të, ka bërë të ditur policia lokale.

Christopher Seals, 55-vjeç, mori si dhuratë parashutën nga bashkëshortja me rastin e 30-vjetorit të martesës. Por hedhja e parë me parashutë për fat të keq i kushtoi me jetë, pasi që kishte pasur probleme me pajisjet kur ai dhe instruktori po binin në tokë.

Ky burrë nga Britania është baba i dy fëmijëve dhe mbeti i vdekur në vend, kur parashuta që e kishte në shpinë pasi u hap u konstatua se kishte vrima në të. Ndërkaq instruktori që po e shoqëronte i ka shpëtuar përplasjes.

Në anën tjetër hetuesit kanë konstatuar se parashuta e britanikut ishte plotë me vrima, kështu policia e ka cilësuar rastin si aksident. E kompania që organizon hedhjet me parashutë, ka njoftuar se pajisjet kanë qenë në gjendje të mirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat