Nënkryetarja e Iranit, Masoumeh Ebtekar preket nga coronavirusi

Bota

Nënkryetarja e Iranit, Masoumeh Ebtekar preket nga coronavirusi

Më: 27 shkurt 2020 Në ora: 16:06
Masoumeh Ebtekar

Nënkryetarja e Iranit, Masoumeh Ebtekar, është infektuar me coronavirus, njofton një gazetë shtetërore.

Dy ditë më parë zëvendësministri i Shëndetësisë së Iranit, Iraj Harirchi, është parë në një konferencë duke fshirë fytyrën, që më vonë rezultoi pozitiv ndaj coronavirusit.

Pagesat për postën e shpejtë TNT nga tani mund t’i realizoni në pikat e Capital Ria

Sipas mediave të huaja,pas këtij rasti zyrtarët filluan t’i evidentojnë rastet brenda qeverisë, për dyshime të mundshme.

Kujtojmë se Irani ka numrin më të lartë të viktimave ndaj coronavirusit jashtë vendit të Kinës, të paktën 26 persona kanë ndërruar jetë, ndërsa 254 persona janë infektuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat