Rasti i parë, një grua japoneze del pozitive me koronavirus për të dytën herë

Bota

Rasti i parë, një grua japoneze del pozitive me koronavirus për të dytën herë

Më: 27 shkurt 2020 Në ora: 19:25
Foto Ilustrim

Një grua që punonte si guidë turistike në Japoni ka rezultuar pozitiv me koronavirus për të dytën herë, rasti i parë i tillë i ndodhur që nga shpërthimi i epidemisë.

Pacientja e cila është rreth 40 vjeçe dhe banore e osakës në Japoninë perëndimore doli pozitive të mërkurën pasi nisi të kishte dhimbje fyti e kraharori, raportuan autoritete vendore.

Më 29 janar ajo rezultoi pozitive, ndërsa doli nga spitali më 1 shkurt, pasi e kaloi problemin, ndërsa më 6 shkurt në testin e radhës të kryer rezultoi negative.

Ndërkohë nga frika e përhapjes së sëmundjes, kryeministri japonez Shinzō Abe, deklaroi se shkollat nga ato 9-vjeçare deri gjimnazet do të mbyllen në mënyrë që të jetë më e lehtë të parandalohet përhapja e koronavirusit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat