Frika nga COVID-19, bien sërish tregjet amerikane dhe evropiane

Bota

Frika nga COVID-19, bien sërish tregjet amerikane dhe evropiane

Më: 27 shkurt 2020 Në ora: 20:58
Foto ilustrim

Tregjet e aksioneve në të gjithë botën shënuan një rënie të ndjeshme sërish të enjten, dita e katërt me radhë shoqëruar me rënie për shkak të frikës nga përhapja në rritje e koronavirusit të ri dhe efektit të saj në tregtinë globale.

Tregjet evropiane shënuan një rënie me rreth 3 për qind në tregtinë e pasdites vonë, ndërsa tregjet kryesore të shkëmbimit në Nju Jork u ulën me rreth 2 për qind më herët gjatë ditës. Edhe tregjet aziatike ofruan një situatë të trazuar ditën e enjte.

Zyrtarët amerikanë të Shëndetit kanë paralajmëruar për përhapje të koronavirusit në Shtetet e Bashkuara, ndërsa deri tani është raportuar një numër rastesh relativisht i vogël në vend. Rënia në tregjet amerikane u vu re edhe disa orë pas komenteve të Presidentit Donald Trump të mërkurën në mbrëmje i cili tha se rreziku për SHBA-në është "shumë i ulët".

Zoti Trump emëroi Nënpresidentin Mike Pence të mbikëqyrë përpjekjet e qeverisë për të luftuar përhapjen e virusit në vend.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat