Zyrtarët kinezë të shëndetësisë zbulojnë, personat që janë shëruar nga coronavirusi nuk janë më të infektuar – edhe pse rezultojnë pozitiv në teste

Bota

Zyrtarët kinezë të shëndetësisë zbulojnë, personat që janë shëruar nga coronavirusi nuk janë më të infektuar – edhe pse rezultojnë pozitiv në teste

Më: 28 shkurt 2020 Në ora: 14:24
Foto Ilustrim

Është zbuluar se pacientët që janë liruar nga spitalet pasi janë shëruar nga coronavirusi, por që më vonë kanë rezultuar sërish pozitiv në testet e bëra, nuk janë të infektuar, raporton Reuters.

Këtë zbulim e ka bërë të ditur sot zyrtari i Komisionit kinez për Shëndetësi, Guo Janhong, gjatë një konference për media.

Guo shtoi se ekziston nevoja për hulumtime të mëtejme për virusin e ri vdekjeprurës, i cili sipas tij duhet monitoruar dhe trajtuar më shumë pacientët e rikuperuar nga coronavirusi.

Kujtojmë që virusi u shpërnda në fund të vitit të kaluar në provincën kineze Hubei – më saktësisht në qytetin me 11 milionë banorë Wuhan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat