Greta Thunberg: Bota është në zjarr

Bota

Greta Thunberg: Bota është në zjarr

Më: 28 shkurt 2020 Në ora: 16:51
Greta Thunberg

Aktivistja e mjedisit, Greta Thunberg, paralajmëroi udhëheqësit botërorë se ajo nuk do të heshtë, pasi "bota është në zjarr".

Thunberg iu adresua një turme prej 20,000 njerëzish në qytetin Bristol të Anglisë.

Ajo i akuzoi politikanët për injorim të emergjencës klimatike dhe tha se ata "po e fshehin rrëmujën e tyre nën qilim".

"Ne jemi ndryshimi dhe ndryshimi do të vijë, pa marrë parasysh nëse e dëshironi ose jo", tha ambientalistja suedeze.

Ajo i bëri komentet përpara se të niste një marshim për klimën në Bristol.

"Aktivizmi funksionon, kështu që unë ju them të veproni. Ne po tradhtohemi nga ata që janë në pushtet", tha Thunberg.

Dy vjet më herët, Thunberg ka nisur të braktisë orët e mësimit të premteve, për të protestuar para Parlamentit suedez.

Ky veprim i saji është shndërruar më pas në një lëvizje të gjerë për ambientin dhe Thunberg është bërë zë udhëheqës në thirrjet për luftimin e ndryshimeve klimatike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat