Borrell mbështet zonën pa fluturime mbi Idlib - Bota Sot
Borrell mbështet zonën pa fluturime mbi Idlib

Bota

Borrell mbështet zonën pa fluturime mbi Idlib

Më: 5 mars 2020 Në ora: 21:04
Josep Borrell

Kreu i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, mbështeti sot idenë e një zone “pa fluturime” mbi Idlib, ndërsa theksoi se kjo është para së gjithash një çështje e NATO-s, ose OKB-së, sesa e Bashkimit Evropian.

“Për mua, si Përfaqësues i Lartë i BE-së, është padyshim një iniciativë e mirë”, deklaroi Borrell në Zagreb, ku do të diskutojë për përshkallëzimin e situatës në Idlib me ministrat e jashtëm të BE-së.

“Disa shtete anëtare e kanë propozuar atë dhe unë jam dakord që ajo të mbështetet”, shtoi ai.

Ideja e një zone pa fluturime u propozua nga Turqia, ndërkohë që kancelarja gjermane, Angela Merkel bëri thirrje për një zonë sigurie për të mbrojtur civilët.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat