Turqia pajtohet me Rusinë për detajet e armëpushimit në Idlib

Bota

Turqia pajtohet me Rusinë për detajet e armëpushimit në Idlib

Më: 12 mars 2020 Në ora: 13:47
Foto ilustrim

Zyrtarët turq dhe rusë kanë rënë dakord kryesisht për detajet e një marrëveshje armëpushimi në provincën Idlib, deklaroi Ministri turk i Mbrojtjes, Hulusi Akar.

Sipas mediave të huaja përcjell Telegrafi, javën e kaluar dy shtetet ranë dakord për një armëpushim në mënyrë që të ndalohet një përshkallëzim i dhunës në Idlib, luftë kjo që ka sjellë dy vendet afër konfrontimit të drejtpërdrejtë.

Sipas marrëveshjes, forcat turke dhe ruse do të kryejnë patrulla të përbashkëta përgjatë autostradës strategjike M4 që lidh lindjen dhe perëndimin e Sirisë, dhe do të vendosin një korridor sigurie nga secila anë e tij.

Raportohet se një delegacion rus mbërriti në Ankara këtë javë për të diskutuar detajet e marrëveshjes.

Korridori shtrihet 6 km në veri dhe 6 km në jug të autostradës M4 – duke avancuar në mënyrë efektive praninë e Rusisë më tej në veri të Idlib.

Rusia mbështet Presidentin sirian, Bashar al-Asad, ndërsa Turqia mbështet fraksionet e opozitës që e kanë luftuar atë për gati nëntë vjet.

“Ne kemi arritur kryesisht një marrëveshje. Për momentin, sulmet janë ndalur, armëpushimi është i qëndrueshëm”, tha ministri i mbrojtjes Akar.

“Patrullimet e përbashkëta do të fillojnë përgjatë M4, më 15 mars, ndërsa kolegët tanë po i shqyrtojnë detajet”, ka shtuar ai.

Një zyrtar i lartë turk i tha agjencisë së lajmeve “Reuters” se priteshin rezultate konkrete nga diskutimet në Ankara, ndërsa Turqia ishte e gatshme të hakmerret kundër shkeljeve nga qeveria siriane, shtoi ai.

“Fakti që ne po ecim në përputhje me marrëveshjet sjell shpresë për të ardhmen. Ne po ecim përpara”, tha zyrtari, duke folur në kushte të anonimitetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat