Koronavirusi prek një diplomate të Filipineve

Bota

Koronavirusi prek një diplomate të Filipineve

Më: 13 mars 2020 Në ora: 12:37
Koronavirusi prek një diplomate të Filipineve

Një anëtare e stafit të Misionit të Filipineve në Kombet e Bashkuara, e cila ka rezultuar pozitive në testet e koronavirust, thuhet se të hënën i ka takuar edhe dy delegatë të tjerë nga ky mision, shkruan CNN.

Zëdhëndësi i Kombeve të Bashkuara, Stephane Dujarric të martën e ka konfirmuar që ky takim ka ndodhur, mirëpo ekipet mjekësore janë duke i kërkuar dy delegatët e tjerë që kanë pasur kontakt me të.

Delegatja nga Filipinet në datën 9 mars kishte kryer një takim 30-minutësh në një nga dhomat e takimeve, të cilat tanimë janë dezinfektuar.

“Ajo nuk ka pasur asnjë  kontakt me anëtarët e tjerë të stafit të Kombeve të Bashkuara, mirëpo ka takuar dy delegatë nga një mision tjetër, dhe zyrtarët mjekësorë janë duke i kërkuar”, tha ambasadori në detyrë i Filipineve Kira Azucena, duke shtuar që ajo nuk ka pasur simptoma gjatë takimit.

Të nesërmen, delegatja kishte shfaqur simptoma të gripit dhe nuk kishte shkuar në punë, kishte kryer analizat dhe kishte rezultuar pozitive në testet e koronavirusit të martën.

Tani dyshohet se edhe anëtarët e tjerë të stafit të saj janë infektuar me Covid-19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat