Haiti anulon fluturimet nga Evropa

Bota

Haiti anulon fluturimet nga Evropa

Më: 15 mars 2020 Në ora: 20:39
Foto ilustrim

Haiti nga e hëna do të pezullojë fluturimet nga Evropa, Amerika Latine dhe Kanada dhe të vendosë kufizime të mëdha në kufirin me Republikën Fqinje Dominikane për të parandaluar hyrjen e koronavirusit, tha të Dielën Kryeministri Joseph Jouthe, raporton Reuters.

Vetëm fluturimet për në Haiti nga Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë tani për tani, tha Jouthe në një konferencë shtypi me zyrtarë të tjerë të qeverisë. Kufizimet do të hynin në fuqi nga mesnata dhe do të zbatohen për dy javë në fillim, tha qeveria.

Jouthe tha se vetëm mallrat do të lejoheshin të kalonin kufirin në Haiti. Qasja për njerëzit do të ishte e kufizuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat