Momenti prekës i takimit të vogëlushëve me gjyshërit e tyre që ndodhen në karantinë

Bota

Momenti prekës i takimit të vogëlushëve me gjyshërit e tyre që ndodhen në karantinë

Më: 20 mars 2020 Në ora: 08:23
Vogëlushët takohen me gjyshërit

Mbarë globi ndodhet në izolim si pasojë e koronavirusit. Megjithatë vetëizolimi nuk i ka penguar dy gjyshër në Britani që të gjejnë një mënyrë kontakti me nipërit e tyre.

Në foton e publikuar, shikohet çifti i moshuar që ndodhet në ambientet e brendshme të shtëpisë dhe dy të vegjlit që drejtohen nga dera e jashtme e saj.

Më pas gjyshërit shihen teksa shikojnë me mall të vegjlit, ndërsa nga krahu tjetër vogëlushët i dërgojnë një puthje në pjesën e tejdukshme të derës së xhamtë të moshuarve, duke krijuar kështu një “urë takimi” mes tyre. Fotoja është bërë virale në rrjet drejt saj kanë vërshuar mijëra komente dhe pëlqime.

Sakaq, autoritetet në Britani kanë dhënë urdhër që të moshuarit mbi 70 vjeç të vetëizolohen në shtëpi për katër muajt e ardhshëm, për të minimizuar në këtë mënyrë përhapjen e COVID-19. Ndërkohë kujtojmë që deri më tani në Britani si pasojë e epidemisë vdekjeprurëse kanë humbur jetën 137 persona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat