India urdhëron “bllokim” të shtetit për tre javë

Bota

India urdhëron “bllokim” të shtetit për tre javë

Më: 24 mars 2020 Në ora: 20:15
Narendra Modi

Kryeministri indian, Narendra Modi, ka urdhëruar një bllokim mbarëkombëtar 21-ditësh, duke filluar nga mesnata e së mërkurës.

Të gjitha 36 shtetet dhe territoret e Indisë do të jenë nën një mbyllje totale, në përpjekje për ta parandaluar përhapjen e koronavirusit.
Shërbimet thelbësore që do të vazhdojnë të funksionojnë janë sistemi i ujësjellësit, i energjisë elektrike, shërbimet shëndetësore, ato të zjarrfikjes, dyqanet ushqimore dhe shërbimet komunale.

Të gjitha dyqanet, ndërmarrjet tregtare, fabrikat, punëtoritë, zyret, tregjet dhe vendet e adhurimit do të mbyllen.

Autobusët ndërkombëtarë dhe metrotë do të pezullohen. Gjatë kësaj periudhe do të ndalen po ashtu edhe aktivitetet e ndërtimtarisë, shkruan cnn.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat