Në një spital të Nju Jorkut punonjësi humb jetën nga coronavirusi, në mungesë të pajisjeve mbrojtëse – kolegët e tij përdorin thasë të najlonit për mbeturina

Bota

Në një spital të Nju Jorkut punonjësi humb jetën nga coronavirusi, në mungesë të pajisjeve mbrojtëse – kolegët e tij përdorin thasë të najlonit për mbeturina

Më: 26 mars 2020 Në ora: 13:48
Foto Ilustrim

Mungesa e pajisjeve në një spital në Manhattan është aq e madhe, sa që një grup infermieresh nga frika se mund të preken nga coronavirusi kanë përdorur qeset e najlonit për mbeturina si rroba mbrojtëse, shkruan New York Post.

E këto veprime ato i kanë ndërmarrë pasi një kolegë i tyre Kious Kelly, ndërroi jetë pasi u infektua me COVID-19 në po të këtë spital Mount Sinai West derisa po trajtonte të tjerët me virus.

Fotografia e publikuar që është shpërndarë në masë të madhe në rrjetet sociale, shfaq tri infermiere duke pozuar në korridor të veshura me qese të mëdha të plastikës që përdoren për hedhjen e mbeturinave, të cilat i kanë improvizuar duke i shndërruar në fustane mbrojtës.

Kious Kelly, asisten menaxher i infermierëve në spitalin Mount Sinai West, Kious Kelly, ndërroi jetë nga coronavirusi

Madje njëra prej tyre mban të hapur kutinë me 20 thasë për mbeturina, me të cilat janë munduar të mbrohen nga coronavirusi.

“Nuk ka më rroba mbrojtëse në tërë spitalin”, shkruan përbri fotografisë së publikuar.

Ndërkohë personeli mjekësor në spital konsiderojnë se ishte pikërisht mungesa e pajisjeve mbrojtëse, që quan deri te vdekja e kolegut të tyre që ishte prekur me coronavirus dy javë më parë.

Kious Kelly, 48-vjeç, ishte pranuar në spital më 17 shkurt, kurse ka ndërruar të premten, kanë bërë të ditur kolegët e tij.

Infermieret në Mount Sinai West, ku Kelly kishte punuar, detyrohen të veshin thasë të najlonit në mungesë të pajisjeve mbrojtëse

“Spitali duhet të marrë përgjegjësinë. Spitali e ka mbytur”, ka thënë një prej infermiereve.

E një tjetër ka pranuar se problemi me pajisje po zgjat prej më shumë se një vit. Madje thotë se ka ardhur në atë gjendje që pajisjet e veta duhet t’i fsheh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat