22 mijë të vdekur dhe 500 mijë të prekur nga koronavirusi

Bota

22 mijë të vdekur dhe 500 mijë të prekur nga koronavirusi

Më: 26 mars 2020 Në ora: 18:06
ilustrim

Shifra të frikshme janë zbuluar nga zhvillimet e fundit në botë nga koronavirusi i ri, COVID-19.

Nga raportimet e fundit zyrtare, ka arritur në 500.542 mijë numri i personave të prekur nga koronavirusi në të gjithë botën.

Deri tani raportohet se janë 22.334 të vdekur dhe 121.214 të shëruar.

Në gjendje kritike për jetën janë 18.171 njerëz dhe 338.268 të tjerë nën mbikëqyrje mjekësore.

Virusi COVID-19 ka prekur tashmë 199 shtete të botës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat