Doktori i Harvardit: Koronavirus mund të zgjase 12 deri në 18 muaj

Bota

Doktori i Harvardit: Koronavirus mund të zgjase 12 deri në 18 muaj

Nga: E.B Më: 26 mars 2020 Në ora: 18:39
Dr. Ashish Jha

Pandemia e koronavirusit mund të mos iki vetëm brenda pak javësh apo më shumë, tha Dr. Ashish Jha, drejtor i Institutit Shëndetësor Global të Harvardit, në Facebook, të enjten.

"Ky nuk është një virus që largohet në dy javë, katër javë ose gjashtë javë. Ne do të jetojmë me këtë, në një formë ose një tjetër, për 12 deri në 18 muaj nëse kemi fat," tha Jha.

Ai shtoi se vaksina do të ishte e efektshme dhe do ta përfundonte pandeminë më herët.

Shkencëtarët në të gjithë botën kanë punuar për zhvillimin e vaksinave që janë efektive kundër koronavirusit të ri dhe ka dhjetëra në zhvillim.

Tedros Adhanom Ghebreyesus, drejtori i përgjithshëm për Organizatën Botërore të Shëndetit, tha në shkurt se gjetja e një vaksine për koronavirus mund të zgjasë 12 deri në 18 muaj.

Javën e kaluar, një provë për vaksinat në Shtetet e Bashkuara njoftoi se pacienti i saj i parë kishte marrë një dozë.

CNN raportoi javën e kaluar se një plan federal me 100 faqe se si të merremi me pandeminë e koronavirusit, tregoi se administrata Trump po bën plane emergjente për një pandemi që mund të zgjasë deri në "18 muaj ose më gjatë" dhe mund të përfshijë valë të shumta sëmundjesh, raportoi CNN, transmetoi Bota Sot.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat