OBSH: Mos e luftoni me alkool stresin që po shkakton koronavirusi

Bota

OBSH: Mos e luftoni me alkool stresin që po shkakton koronavirusi

Më: 26 mars 2020 Në ora: 22:54
Foto ilustrim

Ekspertët evropianë të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) kanë paralajmëruar njerëzit që të mos e luftojnë stresin që i shkakton vetëkarantinimi nga koronavirusi me alkool.

Dr. Aiysha Malik, nga departamenti i shëndetit mendor në OBSH, tha: “Ata që nuk kanë varësi, nuk duhet ta menaxhojnë këtë situatë me alkool, pasi gjërat mund të përkeqësohen. Ushqehuni shëndetshëm, stërvituni dhe flini mirë. Strategjia e përballimit të situatës së qëndrimit në shtëpi me alkool dhe duhan mund të çojë në probleme të tjera të shëndetit mendor”.

Ajo po ashtu tha se për të mbrojtur trurin, njerëzit duhet të organizojnë aktivitete fizike në shtëpi, të krijojnë rutina të reja dhe të bëjnë lojëra që mund të luhen në distancë, për të mbajtur lidhjet shoqërore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat