Briljant, epidemiologu që ka parashikuar 14 vjet përpara për virusin

Bota

Briljant, epidemiologu që ka parashikuar 14 vjet përpara për virusin

Nga: Fatmir Beka Më: 27 mars 2020 Në ora: 13:27
Lari Brilijant

Para 14 viteve epidemiologu Lari Brilijant që ka marr pjesë në çrrënjosjen e fruthit ka folur për pandeminë që tash po ndodhë, shkruan “Srpski Dnevnik” transmeton “Bota Sot”.

Parashikimi i tij ishte frikësues dhe pak veta e patën marr si serioz, por tash e kanë të qartë se ai kishte të drejtë.

“Miliarda njerëz do të preken, mund të vdesin miliona, do pasojë recesioni global, depresioni dhe tragjedi që mund të ketë miliona të vdekur, si pasojë e tragjedisë nga këto dhe mungesa e punës e mbrojtjes shëndetësore por edhe pasojave tjera” ka thanë Briljant para 14 viteve.

Ky ferr sot ka arritur, ndërsa Briljant tash ndodhet në krye të ekipit për luftimin e pandemisë, që ende është në fillim dhe që nga ka ndryshuar jetën.

Në bisedë për revistën “Wired” ai ka fol për atë se si dhe çka mund të na pres pas përfundimit të pandemisë.

“Asokohe pata bërë ftesë ‘ndihmoni që të ndalojmë pandeminë’, atëherë dëshira nuk mu plotësua, por disa nga sistemet e kërkuara në atë kohë tash po realizohen. Kjo është qesharake, të gjithë e keni shikuar filmin ‘Contagnion’.

Njerëzit thonë se Briljant ka parashikuar çdo gjë, jo gjithçka këtë e flet shkenca. Epidemiologët para 10 deri 15 viteve kanë tërhequr vërejtjen se mund të vijmë në situatën e tashme, por vështirë të binden njerëzit.

Virusi Corona është i ri dhe kjo do të thotë se asnjeri nuk është imun ndaj kësaj në të gjithë planetin sepse askush se ka pas. Kjo do të thotë se mund të infektohen miliarda njerëz në gjithë botën.

Ndërsa lidhur me ri infektimin Briljant mendon se më përpara ka gjasë që testet të kenë dështuar se me u përsërit infektimi. Por të keni parasysh se vetëm ndonjë milion njerëz mund të preken, po çdo gjë është e mundur.

Kjo është pandemia më e rrezikshme me të të cilën jemi përball deri tani, ajo që është me rëndësi është se duhet të izolohemi me qëllim të ndalim lakoren e rritjes se infektimit dhe me kohë do vij te unaza e artë epidemiologjike.

Unaza e artë epidemiologjike është që së pari kur shumë njerëz e tejkalojnë virusin dhe bëhen imun, së dyti kur krijojmë vaksinën dhe kur kombinimi i këtyre dy mundëson shkallë imuniteti që nënkupton mbrojtje të 70 deri 80 për qind të popullatës.

Problem do jetë kthimi në jetën normale, shembuj të mirë ka në Kinë dhe Kore, por që vështirë masat atjeshme të aplikohen në vendet tjera, nuk mund të mbyllim njerëzit, modeli korean për testim në masë është më lehtë i realizueshëm, mos të harrojmë derisa ShBA realizoi 1 mijë teste, Korea ka kryer 200 mijë.

Testet janë tepër të rëndësishme që të dihet ku është vatra e virusit, a mendon se është Zimbabve, jo sepse atje nuk ka të prekur?, jo sepse nuk ka asnjë test, më e dobishmja do ishte testet shtëpiake.

A jam unë i frikësuar?, unë jam në grupin e më të rrezikuarve, në fund të fundit nëse nuk jeni të shqetësuar atëherë nuk përcillni fare lajmet, por nuk frikohem.

Fuqishëm mendoj se mund të ndalim virusin dhe së shpejti do të kemi një vaksinë, por duhet ta dini s kjo nuk është fundi i botës as zombi as apokalipsa, ky nuk është proces i vdekjes masovike, situata mund të vihet nën kontroll.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat