Mjeku mysliman dhe ai hebre bëjnë pauzë për t’u lutur së bashku – një nga momentet më inspiruese në mes të krizës me koronavirus

Bota

Mjeku mysliman dhe ai hebre bëjnë pauzë për t’u lutur së bashku – një nga momentet më inspiruese në mes të krizës me koronavirus

Më: 28 mars 2020 Në ora: 11:57
Mjeku mysliman dhe ai hebre

Dy mjekë në Izrael, njëri musliman e tjetri hebre përcollën një mesazh paqeje dhe harmonie në këtë të vështirë për botën.

Për dy mjekët, të cilët punojnë në mënyrë rutinore dy ose tre herë në javë, lutja e përbashkët nuk ishte asgjë e re. Për shumë të tjerë, ishte një imazh frymëzues në mes të pandemisë globale të koronavirusit.

Fotografia e dy burrave shpejt u bë virale, duke marrë mijëra pëlqime në mediat sociale dhe duke u shfaqur në të gjitha mediat ndërkombëtare.

Image

“Fakti që është kaq i thjeshtë e bën atë aq të fuqishëm. Unë besoj se Zoher dhe unë dhe shumica e botës e kemi kuptuar se në këto momente se duhet të ngremë kokën dhe të lutemi. Kjo është gjithçka që na mbetet”, tha Mintz për CNN.

“Unë besoj se Zoti do të na ndihmojë dhe ne do ta kapërcejmë këtë. Të gjithë duhet t’i lutemi Zotit dhe ta kapërcejmë këtë krizë botërore”, u shpreh kolegu i tij.

Të dy u lutën për rreth 15 minuta, pastaj u kthyen përsëri në ambulancë për të vazhduar punën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat