Koronavirus/ Presidenti Trump: Italia u godit fort, ka nevojë urgjent për pajisje respiratore

Bota

Koronavirus/ Presidenti Trump: Italia u godit fort, ka nevojë urgjent për pajisje respiratore

Më: 30 mars 2020 Në ora: 21:16
Donald Trump

Presidenti i Amerikës, Donald Trump ka folur për urgjencën e pajisjeve mjekësore që i duhen Evropës.

"Italisë i duhen pajisje respiratore, Spanja ka nevojë për pajisje respiratore, dhe këto dy vende janë goditur shumë. E gjithë bota ka nevojë për pajisje dhe Shtetet e Bashkuara forcuan prodhimin. Edhe Boris Johnson pasi mësoi se ishte infektuar me koronavirus, gjëja e parë që tha në telefon ishte: ‘Ne kemi nevojë për pajisje respiratore’", tha Trump.

Në një lidhje telefonike me shfaqjen televizive ‘Fox dhe Friends’, Trump foli edhe për gjendjen e Amerikës duke thënë:

"Nëse ne nuk do e mbyllnim, nëse do të mabnim bizneset hapur si zakonisht mund të rrezikonim 2.2 milionë vdekje. Ne kemi ekonominë më të mirë tha Presidenti Trump, por na thanë se është një virus dhe duhet ta mbyllim".

Kjo ishte mënyra që zgjodhën pjesa më e madhe e shteteve për të zvogëluar numrin e të infektuarve.

"Ne po testojmë mijëra njerëz dhe po bëjmë më shumë teste se të gjitha shtetet prandaj kemi më shumë raste", shtoi Presidenti duke theksuar se testet e amerikanve janë më të mira se të tjerëve.

"Kemi një numër të ulët vdekshmërie në krahasim me shtetet e tjera," tha presidenti që e konsideron koronavirusin si një luftë me një armik të panjohur.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë numrin më të lartë të të infektuarve, por Italia dhe Spanja shënojnë çdo ditë shifra tronditëse të viktimave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat