Më shumë se 37 mijë e 600 të vdekur në mbarë botën, ja 5 shtetet me më shumë viktima nga CoVid-19

Bota

Më shumë se 37 mijë e 600 të vdekur në mbarë botën, ja 5 shtetet me më shumë viktima nga CoVid-19

Më: 31 mars 2020 Në ora: 08:46
Vdekjet nga koronavirusi

Më shumë se 37 mijë e 600 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi në mbarë botën. Referuar statistikave të publikuara nga Univeristeti John Hopkins 5 janë shtetet që kanë numrin më të lartë të vdekjeve.

Sipas të dhënave të publikuara Italia ka numri më të lartë të vdekjeve me 11 mijë e 591 persona. Në vend të dytë është Spanja me 7 mijë e 716 persona të vdekur nga Covid-19.

Statistikat rendisin të tretën Kinën, vendi ku edhe shpërtheu virusi, me 3 mijë e 305 viktima. Në vendin e katërt vjen Franca me 3 mijë e 24 viktima si dhe në vendin e pestë janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës me 3 mijë e 3 persona të vdekur.

1- Italia: 11,591
2- Spanja: 7,716
3- Kina: 3,305
4- Franca: 3,024
5- Shtetet e Bashkuara të Amerikës: 3,003

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat