Tashmë thuhet se Irani bëhet shteti i gjashtë në botë, me mbi 3000 viktima të koronavirusit

Bota

Tashmë thuhet se Irani bëhet shteti i gjashtë në botë, me mbi 3000 viktima të koronavirusit

Më: 1 prill 2020 Në ora: 14:10
Irani

Republika Islamike e Iranit është bërë shteti i gjashtë në botë me mbi 3000 viktima të koronavirusit, pas Kinës, Italisë, Spanjës, Francës dhe Shteteve të Bashkuara.

Ministria e Shëndetësisë e këtij vendi raportoi se në 24 orët e fundit janë shënuar 138 viktima, duke e çuar në 3036 shifrën e përgjithshëm të të vdekurve nga koronavirusi.

Për vetëm një ditë, në Iran gjithashtu u konfirmuan 2987 raste të reja të infektimeve dhe numri i përgjithshëm i tyre tashmë ka shkuar në 47 mijë e 593 persona, shkruan “The Guardian”.

Kiuanoush Jahanpour, zëdhënës i Ministrisë së Shëndetësisë, tha se 3871 pacientë ndodhen në gjendje kritike dhe 15 mijë e 473 të tjerë tashmë janë shëruar dhe janë liruar nga spitalet.

Irani është vendi me më së shumti raste të koronavirusit në Lindjen e Mesme. Udhëheqësit e këtij shteti disa ditë më parë e refuzuan ndihmën e ofruar nga Shtetet e Bashkuara për ta luftuar përhapjen e pandemisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat