Këtë javë fillon shkëmbimi i të burgosurve mes Afganistanit e talibanëve

Bota

Këtë javë fillon shkëmbimi i të burgosurve mes Afganistanit e talibanëve

Më: 1 prill 2020 Në ora: 14:21
Foto Ilustrim

Qeveria afgane do t’i lirojë këtë javë disa të burgosur talibanë si pjesë e marrëveshjes paraprake mes Shteteve të Bashkuara dhe talibanëve për t’i dhënë fund luftës së gjatë.

Një ekip prej tre talibanëve arriti në Kabul për ta filluar procesin e shëkmbimit të të burgosurve dhe u takua me zyrtarët afganë, pavarësisht masës për izolim shkaku i koronavirusit, shkruan “Reuters”.

Sekretari amerikan i shtetit, Mike Pompeo, tha se ky zhvillim është lajm i mirë, një javë pasi u takua me udhëheqësit e të dyja palëve në Kabul dhe Katar, ku talibanët e kanë një zyrë. Ai bëri thirrje që të dyja palët të lëvizin përpara drejt arritjes së paqes.

Një zëdhënës i talibanëve tha të mërkurën se së paku 100 të burogusur nga ky grup do të lirohen së shpejti dhe ky është vetëm një grup i gjashtë mijë të burgosurve që do të përfitojnë nga marrëveshja për shkëmbim.

Talibanët po e organizojnë transportin për t’u siguruar që luftëtarët e sëmurë dhe të moshuar që lirohen nga burgjet afgane të merren nga familjet et yre, por nuk kanë ndonjë plan për të ofruar ndihma financiare për ta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat