Tri vendet e vetme ku nuk është shënuar asnjë rast me koronavirus

Bota

Tri vendet e vetme ku nuk është shënuar asnjë rast me koronavirus

Më: 1 prill 2020 Në ora: 14:54
Disa nga rezultatet që dalin përfshijnë ishujt Marshall, Samoa dhe Malawi

Mund të themi që e gjithë bota është e mbërthyer nga virusi vdekjeprurër që po shkakton mijëra viktima dhe persona të infektuar, por aktualisht janë tri destinacione ku nuk ka arritur zyrtarisht koronavirusi.

Sipas Google Trends, shumë përdorues në motorin e kërkimit po përpiqen të zbulojnë se cilat vende nuk kanë aktualisht ndonjë rast të koronavirusit.

Ndoshta njerëzit po planifikojnë një arratisje të guximshme ndaj njërit prej tyre …

Disa nga rezultatet që dalin përfshijnë ishujt Marshall, Samoa dhe Malawi, raporton BBC. Disa vende që nuk kanë raportuar ndonjë rast, besohet se nuk po testojnë virusin ose nuk raportojnë me saktësi shifrat e tyre. Kështu që është më mirë të ndiqni azhurnimet nga afër dhe ndoshta t’i vendosni ato ëndrrat e festave për tani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat