​Të dhëna alarmante: Mbi 900.000 të infektuar - 45.335 të vdekur

Bota

​Të dhëna alarmante: Mbi 900.000 të infektuar - 45.335 të vdekur

Më: 1 prill 2020 Në ora: 19:52
Foto ilustrim

Deri më tani, 903.826 njerëz janë infektuar me koronavirus në të gjithë botën, me 45.335 të vdekur.

Kontinenti evropian është vatra kryesore e luftës kundër përhapjes së sëmundjes, e cila përmban katër vende të prekura rëndë nga koronavirusi.

Në Itali, 13.111 persona kanë humbur jetën deri më tani, ndërsa 110.574 janë infektuar. Deri më tani, janë shëruar 16.847 persona, ndërsa 4.035 janë në gjendje kritike.

Spanja është vendi i dytë më i goditur në Evropë me 102.136 raste dhe 9.053. Shkalla e rritjes së personave të infektuar në vend është më e lartë se në Itali, por shkalla e vdekshmërisë është më e ulët. Gjithashtu, Spanja ka 22.647 të kuruar, dukshëm më shumë se Italia, por gjithashtu afro 6.000 prej atyre në gjendje kritike.

Franca dhe Britania e Madhe kanë 52.128, përkatësisht 29.474 të infektuar. Numri i të vdekurve në Francë është 3.523 d he në Britani 2.352.

Gjermania, nga ana tjetër, përkundër faktit se ka pothuajse aq të infektuar sa Britania e Madhe dhe Franca së bashku, ka gjashtë herë më pak vdekje.

Jashtë zonës evropiane, përhapja e shpejtë e virusit në Shtetet e Bashkuara, i cili regjistron rregullisht më shumë se 10.000-20.000 raste të reja në ditët e fundit, është shqetësuese.

Në Kosovë, 112 raste janë regjistruar deri më tani, prej tyre gjashtë të shëruar dhe një i vdekur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat