Një burrë në Australi ka vendosur që ndihmën e dhënë nga shteti për shkak të situatës së koronavirusit ti përdorë për kënaqësinë e tij.
Në vend që të mbushë shtëpinë me ushqime, ai shpenzoi 750 dollarë me birra.
Siç raporton Daily Mail, sapo paratë u derdhën në llogarinë e tij, nxitoi për të shkuar në dyqan që të blinte alkool.
‘Sapo kam harxhuar paratë e ndihmës, kam marrë mbi 8 koli me birra dhe them se do jenë mjaftueshëm për të paktën 8 ditë. Ndihem i lumtur’, tha ai në një video që e shpërndau online.
Në rrjete sociale nuk kanë munguar reagimet pozitive, por edhe kritikat.
Kishte raste kur ndjekësit shpreheshin të zhgënjyer se ndihma e shtetit po ikën dëm.