Vdesin nga koronavirusi 2 infermiere të moshës 36 dhe 38 vjeçe

Bota

Vdesin nga koronavirusi 2 infermiere të moshës 36 dhe 38 vjeçe

Më: 3 prill 2020 Në ora: 17:40
Foto ilustrim

Dy infermierë të vijës së parë kanë vdekur pasi rezultuan pozitiv me koronavirus, duke lënë pas vetes tre fëmijë të vegjël.  

Aimee O'Rourke, 39 vjeçe ndërroi jetë mbrëmë e djeshme në Spitalin QEQM në Margate, Kent, pas shfaqjes së simptomave dy javë më parë, raporton Dailymail.  

Zonja O'Rourke kishte tre vajza, Maddie, Mollie dhe Meghan, të cilat e përshkruanin nënën e saj si një 'engjëll'.  

Image

Vetëm disa orë më vonë, Areema Nasreen, 36 vjeç, vdiq menjëherë pas mesnatës në kujdesin intensiv në Spitalin Walsall Manor, West Midlands, ku ajo kishte punuar.  

Të dy infermieret u vendosën në ventilatorë, por për fat të keq nuk mund të shpëtoheshin, duke rritur në 7 numrin e punonjësve shëndetësorë të vdekur nga koronavirusi gjatë pandemisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat