Jim Baumbick, Nënkryetari i Ndërmarrjes të Ford-it, tha se kompania nuk do t'i jepte ventilatorët e saj ofertuesit më të lartë, por përkundrazi të mbështetet në ekspertizën e partnerit GE Healthcare dhe administratës Trump të vendosë se ku t'i dërgojë ato.
Ai tha se ventilatorët duhet të shkojnë atje ku janë të nevojshëm dhe ekspertët e dinë më së miri.
Kujtojmë se Ford dhe GE Healthcare po planifikojnë në partneritet të prodhojnë 50,000 ventilatorë për të infektuarit me koronavirus në 100 ditët e ardhshme, raporton CNN, transmeton Bota Sot.