Mbretëresha britanike i drejtohet kombit

Bota

Mbretëresha britanike i drejtohet kombit

Më: 5 prill 2020 Në ora: 12:55
Mbretëresha britanike i drejtohet kombit

Mbretëresha Elizabeta II e Britanisë së Madhe do të mbajë një fjalim drejtuar kombit më vonë gjatë ditës së diel. Prej kur ka fituar këtë pozitë, kjo do të jetë vetëm hera e katërt që Mbretëresha britanike i drejtohet kombit në këtë mënyrë.

Ajo pritet të theksojë rëndësinë e mbajtjes së disiplinës gjatë pandemisë me koronavirus.Fjalimi i saj vjen në kohën kur në Britani numri i personave të vdekur nga koronavirusi ka arritur 4,313.

Cilat kanë qenë tri rastet parapake?

1991: Kur Mbretëria e Bashkuar është përfshirë në Luftën e parë të Gjirik Persik, ajo u ka bërë thirrje njerëzve për t’u lutur që ofensiva të jetë “e shpejtë dhe e sigurt”.

1997: Në prag të ceremonisë së funeralit të Princeshës Diana, Mbretëresha i është drejtuar kombit nga Pallati Buckingham.

2002: Mbretëresha britanike i është drejtuar kombit edhe një herë tjetër, një ditë para funeralit të nënës së saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat